Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, më të përqendruara në Rrafshin e Dukagjinit.
Reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në pjesën më të madhe të vendit pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h! Përjashtim nga këto erëra mund të bëjë pjesa lindore dhe ajo juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova