Borrelli e pranon që s’pat marrëveshje, s’e tregon fajtoren – thotë se njëra palë s’u pajtua me parakushtet e palës tjetër

Është deklaruar më në fund edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Diplomati spanjoll konfirmoi mos arritjen e marrëveshjes, duke thënë se njëra palë nuk pranoi parakushtet e palës tjetër.

Megjithatë, ai këtu nuk tregoi se kush kë refuzoi, ani pse duke u bazuar në deklarimin e qeverisë së Kosovës, është lehtë e kuptueshme.

Në fjalimin e tij të shkurtë, Borrell ftoi palët që të angazhohen për zgjidhje në dialog, si e vetmja mundësi për integrim në rrugën evropiane.

Fjala e plotë e Borrell:

Dhe veprimet terroriste që i kemi dënuar sërish që sot jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara.

Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme të avancojnë në rrugën evropiane, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër.