Analisti Dukagjin Gorani tha se ka mungesë të hatashme të informacioneve nga Qeveria pas takimeve që kryeministri Kurti zhvilloi me funkionarë të lartë evropian në Bruksel, lidhur me atë se “çka është pranu e çka s’është pranu“. Por këto paqartësi, Gorani tha se duhet t’i sqarojmë përmes ndërmjetësuesve të BE-së.
“Pa pas një shpjegim dhe një qëndrim të qartë edhe nga ana e BE-së, sonte është shumë vështirë me dokumentu ose deklaru nëse është pranu së paku nga ana e Qeverisë kosovare ose është refuzu. Meqenëse kjo formë e pranimit qysh është hartu nga ana e Qeverisë sonte, ta jep edhe një përshtypje që kjo është një lloj i pranimit në situatë e cila konsiderohet e papranueshme, pra ato neve duhet me na qartësu ndërmjetësuesit për çka saktësisht bëhet fjalë, pra çka është pranu e çka s’është pranu”, tha Gorani në Pressing.
“Nëse e lexojmë tekstin ne e marrim vesh që i kemi pranu krejt, e kemi pranu Draft-statutin e Asociacionit për të cilin nuk e dim çka përmban, mirëpo e kemi pranu. E kemi ritheksu pranimin e marrëveshjes së Ohrit, të cilën e dimë çka përmban, por nuk e dim në çfarë mënyre do të zbatohet dhe kjo nuk është kurgjë e re”, u shpreh aië.
“Sonte duhet me pa a është refuzu në tërësi ky proces, pra a kanë me u kthy këta nëpër shtëpitë e veta”.
“Apo sonte dhe nesër do të vazhdohet me përmirësime apo ndryshime, ashtu që palët deri në fund të javës të pajtohen. Mënyrë tjetër të interpretimit, në këtë mungesë të hatashme të informacioneve e ke vështirë me pas”, përfundoi ai.