Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se e përgëzon Kurtin për pranimin e propozimit të BE’së për asociacioin si kornizë për negociatat në vijim.
Në platformën “X”, Rama ka shkruar se kjo është pikë kyçe.
Ai ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.”