Pasi deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që të mbyllej seanca plenare dhe të vazhdohet me atë të jashtëzakonshmen për çështjen e koeficientit të pagave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dolën nga salla e Kuvendit, raporton Klankosova.tv.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia dha fjalën deputetit Tahiri për të diskutuar në lidhje me miratim-tekstin e rezolutës ndërsa ky i fundit refuzoi të flasë derisa të dalin deputetët.
“Veç derisa të dalin kryetar. A ka mundësi të dimë a po rrinë a s’po rrinë deputetët e Vetëvendosjes”, tha Tahiri.
Këtë seancë e ka thirrur AAK-ja.