Hoxhë Fatmir Latifaj ka komentuar Lëvizjen në Deçan për braktisjen e fesë islame.
Ai ka thënë se këta njerëz askush s’i mban me zor në Islam, derisa u lut që zoti t’i udhëzojë.
“Unë mendoj dhe shpresoj te zoti që, ata njerëz, Allahu t’i udhëzojë, e t’i ruajë. Askush nuk i ka thirrë me zor me mbetë në Islam dhe nuk i mban askush me zor. Feja mbahet me bindje, në zhargonin popullor ‘me itikat’”.
“Populli shqiptar është shumë i ngritur. Kemi nevojë të bashkërendojmë për të ecur përpara e jo të rrokemi mes veti”, tha ai në ATV.
Sipas Latifajt, fetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e çështjes kombëtare.
“Islami fuqimisht e them këtë, me të gjitha besimet tjera, ka luajtur rol tejet të mirë dhe të ndishëm në raporte ndëretnike por dhe ndërfetare në Kosovë, për avancimin edhe të çështjes kombëtare. Këtë nuk ka askush që e mohon, deri në kijamet”.