Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka reaguar Listës Serbe, pas akuzave të pabaza të kësaj të fundit lidhur me atë se qeveria ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës.
Përmes një postimi në “Facebook”, nga MAPL kanë thënë se nuk ka asnjë vendim të tillë dhe se akuzat e LS-së janë të pavërteta, përcjell lajmi.net.
MAPL, subvencionon vetëm ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe prej 62m2. Përfituesi është i obliguar që të kontraktoj operatorin ekonomik për ndërtimin e shtëpisë dhe përmes subvencionit e kryen pagesën në mënyrë direkte. Në lidhje me hapjen e rrugës dhe dëmtimin e varrezave ortodokse nuk mban asnjë përgjegjësi pasi që ky program financon vetëm ndërtimin e shtëpisë dhe jo infrastrukturën rrugore”, thuhet ndër tjerash në komunikatën përkatëse.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: