“Nuk jam punëtore e VV-së”, Duda Balje thotë se do ta takojë Kurtin kur të kthehet në Kosovë

Deputetja Duda Balje është përplasur me deputetin e VV-së, Armend Muja i cili ka kërkuar përjashtimin e saj nga Komisioni Hetimor Parlamentar, për shkak të papajtueshmërive në çështjen e hetimit të sektorit të energjisë për periudhën 2006-2022.

Për ta sqaruar këtë situatë, Balje ka thënë se po e pret kryeministrin Albin Kurti që të kthehet nga SHBA-ja për të biseduar.

Balje ka thënë se ajo nuk është punëtore e VV-së, por sipas saj, kjo përplasje nuk do të ndikojë që të prishet koalicioni mes partisë së saj dhe VV-së, duke thënë se çfarë ka thënë dhe tentuar Muja, është veçse mendim i tij.

https://permbledhja.com/u-ndje-keq-pasi-hyri-ne-det-per-tu-lare-35-vjecari-nga-kosova-vdes-ne-plazhin-e-tales/

“Unë nuk jam punëtore e VV-së, jam deputete dhe kam mendimin tim personal. E respektoj partnerin e koalicionit, ka disa momente, p.sh kodi civil, trusti, tash në komision hetimor për mua nuk është e logjikshme…. kam mendimin personal. Ata po duan me më zëvendësu mua me dikë tjetër nga grupi parlamentar multietnik. Taman puna me prishë koalicionin për shkak të mendimit të Armend Mujës. Kurrë, ai është mendim i tij personal”, ka deklaruar ajo për ATV-në.

“Gjithqysh do ta takoj kryeministrin, do ta shfrytëzoj rastin kur të vijë, tash është jashtë shtetit, që të bisedoj me të”, ka shtuar Balje.

Deputetja Balje ka thënë se VV ka vetëm katër, me të cilat asnjë propozim në Komisionin Hetimor nuk i kalon.

“Këtu është arsyeja e vetme, e vetme, edhe unë në takimin e fundit të komisionit kam votuar kundër një propozimi të VV-së dhe e kam arsyetuar pse jam kundër. Mendimi im ka qenë kundër mendimit të VV-së dhe ata kanë vlerësuar që nuk jam disiplinuar. Edhe Arbër Rexhaj e kanë pranu që ata kanë vota”, ka thënë Balje.

https://permbledhja.com/bien-kembanat-e-krizes-energjetike-keds-thote-se-cmimet-ne-burse-kane-fluturuar/