Rrahman Krasniqi nga Radosta është fotograf i njohur.
Megjithatë, kësaj radhe ai po merr vëmendje për pasionin e tij, ndryshe nga profesioni që e zotëron, transmeton Rahoveci24.
Si tifoz i Arsenalit, ai me një grup tifozësh nga Kosova i përcjellin me rregull ndeshjet e klubit nga Londra.
Një fotografi e shkrepur gjatë festimeve, ka zënë vëmendjen e klubit të Arsenalit që në përzgjedhje të tifozëve nga e gjithë bota, ka përzgjedhur edhe Rrahman Krasniqin nga Rahoveci për ta vendosur në ballinën e stadiumit Emirates.
Foto e realizuar në Prishtinë, Arsenali e ka përzgjedhur si më e mira e mundshme të tifozerisë nga Ballkani dhe prej më të mirave të tifozëve në botë.
Foto-kolazhi gjigant ku bën pjesë edhe tifozi nga Rahoveci do të qëndrojë në ballinën e Emirates për 15 vite, nga viti 2023.
Natyrisht për tifozët e Arsenalit ky është një burim krenarie.