U ndje keq pasi hyri në det për t’u larë, 35-vjeçari nga Kosova vdes në plazhin e Tales

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se 35 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det.

https://permbledhja.com/lvv-shba-perseriti-qendrimin-qe-dialogu-me-serbine-te-perfundoje-me-njohje/

Ai është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq pushuesi ka humbur jetën rrugës për në spital.

Tashmë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes./Panorama

https://permbledhja.com/ngjarje-e-rende-gjendet-pa-shenja-jete-nje-30-vjecar-dyshohet-per-vetevrasje/