Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në Leskovc se, me sa ka dëgjuar, Zdravko Ponosh, kreu i Qendrës Serbe SRCE do të jetë i pari në listën për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, ndërsa bartësit e Lista e opozitës pro-evropiane, e mbledhur nën emrin Serbi kundër dhunës, do të jetë Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë Liri dhe Drejtësi dhe Miroslav Aleksiç, kryetar i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë.
Viçiq i ka reaguar opozitës në Serbi, normalisht duke e përmendur edhe situatën e Kosovës.
Ai po ashtu ka akuzuar politikanët opozitarë se kanë kopjuar kritikat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj qeverisjes së tij.
Ai gjithashtu kritikoi Zdravko Ponosh i cili tha se opozita duhet ta fajësoj presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq për rastin e Banjskës.
“Epo, a nuk gjete diçka tjetër pos Kosovës për të më ngacmuar?, tha Vuçiq.
“Për ta ka qenë e rëndësishme që vetëm Kurti ka folur kundër meje…”,
Këto komente Vuçiq i bëri gjatë vizitës së tij në spitalin e Leskovcit.
Ai akuzoi politikanët e opozitës që kanë qenë më parë në pushtet se kanë vjedhur paratë e qytetarëve dhe “i kanë futur në xhepat e tyre” pa mbajtur llogari të spitaleve dhe të interesit publik. Ndryshe nga ai.