Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha sot se është domethënëse që kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e informoi publikun botëror dhe atë organ për situatën reale në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vuçeviq tha për TV Prva se ishte domethënëse që Serbia e “përdori” seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të informuar botën dhe përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme në botë për faktet në lidhje me situatën në Kosovë.
Ai shtoi se Bërnabiq ka shpjeguar saktësisht se çfarë po ndodh në terren në atë zonë dhe se mesazhi kryesor nga fjalimi i saj është se ka një fushatë të spastrimit etnik të heshtur të serbëve në Kosovë, raporton Tanjug.