Kurti uron Islam Alijaj që siguroi ulëse në Këshillin Kombëtar të Zivcrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarin Islam Alijaj që ka fituar ulësen në Këshillin Kombëtar të Zivcrës.

Alijaj ka bërë histori, duke qenë kështu kandidati i parë me prejardhje shqiptari që e arrin këtë sukses.

Pos tij, Kurti ka uruar edhe Partinë Socialiste Zvicerane për fitoren.

”Urime Partisë Socialiste Zvicerane @spschëeiz & @cedricëermuth për rezultatet e zgjedhjeve! Komplimentet tona më të mira për @islamalijaj si kandidati i parë me prejardhje nga emigracioni shqiptar që hyri në Këshillin Kombëtar. Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Kurti në platformën X.