Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini se kryeministri Kurti në tavolinë draft-propozimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Lidhur me vizitën e pesëshes evropiane në Kosovë, ai ka thënë se ishte më e rëndësishmja deri më tani.
Sipas tij, gjatë takimit të Kurtit me pesëshen evropiane mund të jetë diskutuar edhe për limite kohore se kur duhet të lëvizin gjërat.
“Kurti veç e ka në dorë draft propozimin për Asociacion. Një pesëshe e tillë që e përfaqëson QUINT-in, të vijnë dhe të kthehen me duar në xhepa është pak e pritshme, mendoj që Kurti e ka në dorë nëse jo formën finale, draft-propozimin e ka në dorë. Karakteristikë e kësaj qeverie është mosplasimi i informatave në opinion. Ne nuk kemi ndonjë informatë lidhur me ecurinë e debatit, ofertën dhe kërkesën që e bëri pesëshja botërore në Prishtinë. Ishte një nga vizitat më të rëndësishme që ka pasur Kosova deri më tani. Mendoj që aty është biseduar edhe për afate, limite kohore kur duhet të lëvizin gjërat.” – deklaroi ai.