Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të dhunës në familje në Gjakovë.
Në raportin 24-orës të policisë bëhet e ditur se një mashkull është arrestuar pasi keqtrajtoi fizikisht një femër.
DHUNË NË FAMILJE Gjakovë. 22.10.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.