Foto: Ilustrim
Një burrë në Deçan, në gjendje të dehur, i ka sulmuar disa zyrtarë policorë të shtunën në mbrëmje.
I dyshuari është arrestuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Fillimisht, ai kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, dhe më pas kishte dëmtuar pajisjet e tyre.
Në njoftim thuhet se policët e lënduar janë trajtuar në spital.
“Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.