Profesori në Universitetin Johns Hopkins Daniel Serwer në një intervistë për Krug 99 të Sarajevës thotë së Beogradi po përpiqet të krijojë atë që tashmë është pagëzuar si “bota serbe” duke kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet fqinje.
“Presidenti Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje. Kjo përfshin jo vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi dhe Kosovën.
Ai po përdor forcat e tij të sigurisë dhe inteligjencës, financimin, dezinformimin dhe Kishën Ortodokse Serbe për të kapërcyer rezistencën dhe për të siguruar që demokracitë serioze, të lidhura me Perëndimin, nuk mund të shfaqen në periferi të Serbisë”, thotë Serwer.
Ish-diplomati amerikan thekson se Vuçiq ka qenë më i suksesshëm në Malin e Zi, ku ai shfrytëzoi pakënaqësinë ndaj ish – Presidentit Gjukanoviq dhe DPS-it që sundonte prej kohësh.
“Kjo pakënaqësi fuqizoi një opozitë pro-evropiane, e cila po kërkon mbështetje nga Beogradi dhe përfaqësuesit e tij. Ironia është se Gjukanoviq kryesoi, me dinjitet, një tranzicion kryesisht paqësor dhe tërësisht kushtetues që po sjell kundërshtarët e tij hipokritë në pushtet”, thotë tutje Serwer.
Duke folur për Kosovën Serwer thotë se përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Srpska.
“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës”, thotë ai.
“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Srpska dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë”, shton ai.
Sipas profesorit amerikan Vuçiç që atëherë është ka shkuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.
“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më.Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer.