Një person është arrestuar dje në Rahovec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare.
Ai është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË – Rahovec,21.10.2023-20:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Rreth orës 22:30 patrulla policore kishte arritur që ta arrestoj të dyshuarin e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.”