SPAK ka arrestuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin.
Ai akuzohet për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, atje ku sot janë ndërtuar pallate shumëkatëshe.
SPAK po e heton këtë çështje prej 2 vitesh.
Ky procedim penal është regjistruar mbështetur në kallëzimin e paraqitur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.
Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, e ish-ministri i mbrojtjes, Arben Imami.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012./euronews