Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i LVV-së, ka komentuar deklaratën e Miroslav Lajçakunt, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Ramabaja e ka cilësuar sërish Lajçakun si “avokat të Serbisë”, ndërsa deklaratën e tij si “irrituese”.
“Avokati i Serbisë M.Lajçak, pretendon ta kualifikoj që tashti agresionin serb ndaj Kosëvs si një sulm “nga personat e armatosur…”, si një akt banditësh e hajnash ordiner!
Deklaratë irrituese e një dipomati të papërgjegjshëm.
Si mund ta dëgjonin ai korpus diplomatësh perendimor këtë avokat të Vuiqit tek tallej me BE-në dhe të mos reagonin meritueshëm?!” – shkroi ai.