“Ndaloni krimet e luftës”: Nis marshi pro Palestinës në Prishtinë

Para pak çastesh në Prishtinë ka filluar marshi i solidarizimit me viktimat në Gaza, që u organizua nga Albert Berisha, i dënuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, ka dërguar disa fotografi nga marshimi i qindra qytetarëve në shenjë solidarizimi me Palestinën.

Ndryshe, dje u raportua gjerësisht për krejt këtë nismë që ftonte “muslimanët shqiptarë që jetojnë në Kosovës” për t’u solidarizuar me Palestinën dhe Gazën.

“Të nderuar muslimanë shqiptarë që jetoni në Kosovë

Ju ftojmë që me datë 21 Tetor, ditë e shtunë nga ora 13:15 deri pak para orës 14:00 , menjëherë pas namazit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatih e deri te sheshi Zahir Pajaziti të marshojmë së bashku në heshtje, pa bërtima e zhurmë , pa rënë pre e asnjë provokimi, në përkrahje të Palestinës në përgjithësi, e në përkrahje të Gazës në veçanti, duke i nderuar viktimat civile të pafajshme dhe duke shprehur përkrahjen tonë për palestinezët e pafajshëm” – shkruhej në njoftim.