Analisti me kritika të ashpra për Lajçakun: Gjuha e tij kërcënuese ndaj Kosovës është jashtë kohës

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar gjuhen e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se edhe gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, diplomati evropian ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj Kosovës.

Sipas tij, gjuha e Lajçak është jashtë kohës dhe kontekstit.

Ne duhet të tregohemi të mature dhe tolerant si dhe të gjejmë forcë të flasim dhe të punojmë që të mirëmbajmë paqen dhe stabilitetin edhe me djallin nëse ka nevojë. Por gjuha kërcënuese e Lajçak është jashtë kohës dhe kontekstit, në vend të gabuar dhe totalisht e pamaturuar si çasje dhe politikë ndaj Kosovës. Një konfirmim që tipat si Lajçak nuk do të mësojnë asnjëherë dhe është më mirë të largohen sa nuk është bërë vonë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se diplomati i BE-së nuk mund të flasë për të ardhmen e Kosovës në BE.

Ska BE për Kosovën pa Asociacion” – tha sot Miroslavi. Ky zotëria fillimisht nuk është kompetent me folë për këtë të ardhmën e Kosovës se kompetencat e tij kufizohen tek lehtësimi i dialogut vetëm. Traktatet e BE përfshi reformat e Kosovës e determonojnë këtë fat, jo ti. Fundja, cfarë flet ky, cilën perspeltivë të BE-së për Kosovën? Kosova ka parë kryesisht izolim nga BE për 20 vite. Ka pasur trajtim pa dinjitet ku proceset intergruese janë vonuar panevojë me dekada. Mos njohje nga vendet anëtare. Mos unitet. Sigurisht që Bashkimi Europian ka bërë shumë të mira për Kosovën si përkrahësi më i madh zhvillimor. Por nga aspekti politik i perspektivës Europiane që po i referohet Miroslavi, BE ka dështuar të ofroj premtimin e saj për Kosovën – Perpektivën Europiane të premtuar në Selanik me 2003 e shumë herë më vonë”, ka shkruar ai, duke shtuar se Lajçak nuk ka mësuar fare nga gabimet.

“Në vend që të mësoj nga gabimet e veta, se cka ka bërë gabim, ai vazhdon me ton dhe gjuhë kërcënuese në mes të Prishtinës. Duket totalisht i konzumuar dhe jashtë kohës dhe rrethanave. Për të nuk duket as 24 shtatori që paska ndodhur. Të shofim kur shkon në Beograd sot nëse do të kërcënoj edhe atje, apo vetëm me të ligun e butin e demonstron trimërinë e vet. Fati jonë është që ne për shkak të paqë dhe stabilitetit, duhemi të ballafaqohemi dhe ndëgjojmë lloj-lloj personi e byrokrati që jo gjithmonë e din punën e vet. Asnjëherë nuk mund të i ikim faktit që Dialogu Kosovë-Serbi i menaxhuar nga Lajcak ka prodhuar terror në vend të paqës. Serbia, gjatë kohës sa ai ka lehtësuar dialogun, ka bërë agresion mbi Kosovën. Ky dështim asnjëherë nuk do të hjekt nga historia. Kjo për shkak se BE dhe Lajçak asnjëherë nuk e ndëshkruan dhe mbajtën Serbinë përgjegjëse për politikën e saj luftënxitëse në Ballkan, jo vetëm vitet e 90ta por edhe tani, siç konfirmon rasti i Banjskës”, ka shkruar ai.