Në qytetin e Shtimes dje është kërcënuar gazetari Agim Ademi.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka intervistuar e liruar pas procedurës, të dyshuarin për kërcënimin e gazetarit.
Po ashtu bëhet e ditur se është hapur rast për ‘kanosje’.
“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë përurimit të një çerdheje ka kanosur viktimën mashkull kosovar -gazetar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa viktima nuk është intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi.net nga burimet e saj ka marrë vesh se ai që ka kërcënuar gazetarin Ademi është, Sali Bajrami, i cili vie po ashtu nga kjo Komunë. Bajrami mësohet se është i afërt me kryetarin e komunës, Qemajl Aliun.
Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.