Policia ka bërë të ditur se tre të plagosurit mbrëmë në Prishtinë janë të mitur dhe të njëjtit po trajtohen në QKUK, pasi janë qëlluar me armë nga dy të dyshuar.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
https://permbledhja.com/mishin-me-afat-te-skaduar-e-konvertoi-ne-suxhuk-arrestohet/