I dëmtuari, ashtu i plagosur, pasi që e vëren se i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes, është ngritur në këmbë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë derisa ka arritur në një shtëpi në fshat, ku ka kërkuar ndihmë.
“Të pandehurit ju konfiskuan armët dhe fishekët e sekuestruara dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të pandehurit ju vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.