Valon Syla, analist i përhershëm në T7, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të së shtunës së pesëshes së madhe ndërkombëtare.
Syla ka bërë një koment epik, duke treguar se çfarë do të kërkojë pesëshja e QUINT-it.
“20 tetori është data kur vijnë e thonë a e keni përnime? A e keni përnime me kry këtë punë ju që jeni në loje apo duhet na me kry atë punë në mënyrë tonë? Porosia kryesore e QUINT-it është mos t’iu shoh më t’u lujtë pam-pam në veri.” – deklaroi ai.