KF Rahoveci të shtunën nga ora 13:00 e pret në stadiumin legjendar të qytetit KF Trepçën nga Mitrovica në ndeshjen kryesore të Ligës së Parë.
KF Rahoveci është mobilizuar fuqishëm gjatë pushimit të kombëtareve, duke konsoliduar radhët.
Ishte presidenti Shpend Bajra ai që filloi mobilizimin duke motivuar klubin pas humbjes 5-1 ndaj KF Dinamos.
Ai menjëherë emëroi për sekretar të klubit Alfred Cenën, një person me përvojë në sportin rahovecas.
Kurse ekipi vazhdon përgatitjet e fuqishme për rezultat pozitiv ndaj Trepçës në shtëpi.
Me fitore ndaj Trepçës, Rahoveci e zë pozitën pikërisht të këtij ekipi, pra pozitën e tretë me 14 pikë andaj fitorja është esenciale në këtë ndeshje.
/Rahoveci24/