Abazi: Qysh arriti Radojiçiqi me 90 cuba me ikë nga rrethimi i hekurt i Kurtit?

Sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për Policinë e Kosovës.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi hodhi kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Abazi, tha se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

“Pse është tradhtuar Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therë në këmbë?.VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë. A është duke u koordinuar prapë Mimoza Kusari me Radojiçiqin dhe qysh Radojiçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pas kurrkush”, u shpreh Abazi.

Seanca po vazhdon me diskutime nga ana e deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit.