Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt Francës.
Bislimi në Paris do të takohet me zyrtarë të institucioneve franceze e diplomatë të shteteve anëtare të BE-së.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit. Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.