Dy të vdekurit në aksidentin në Rrugën e Kombit në Kukës janë kosovarët S.O., 58-vjeçar dhe N.O., 45-vjeçar.
Këtë për lajmi.net e konfirmoi para pak çastesh Genti Mullahi nga Policia e Shtetit.
“Kukës/Informacion shtesë Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Mullahi për lajmi.net.