Rukije Muja është njëra ndër volejbollistet më të talentuara që ka nxjerrë volejbolli në Kosovë, raporton FrontOnline.
24-vjeçarja e ka nisur karrierën në vendlindjen e saj, në Kosovë, duke u paraqitur te KV Skënderaji dhe KV Drita e Gjilanit.
Falë paraqitjeve të mira, ajo arriti të depërtojë edhe në volejbollin gjerman.
Muja në edicionin e kaluar ishte pjesë e SSF Fortuna Bonn, derisa së fundmi ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te TSV Bayer 04 Leverkuseni.
Bazuar në rrjetet e saj sociale, Muja pëlqen mjaft shumë të stërvitet në palestër.
https://permbledhja.com/1donat-rrudhani-rastet-ne-klubet-e-kosoves-qe-kane-ndodhur-para-12-13-viteve-nuk-perkojne-me-situaten-e-tanishme/
Madje, vzahdimisht, ajo publikon fotografi dhe story të ndryshme nga aktiviteti i saj, ku format e saj duken fenomenale.
Për pushimet verore, volejbollistja e talentuar ka zgjedhur të vie në Kosovë, derisa ushtrimet e saj t’i kryejë në një palestër në Drenas.
https://permbledhja.com/prokuroria-merr-vendimin-e-fundit-per-feron/
Por, asaj, në këtë palestër, i doli një “pengesë”.
Për veshjen e saj, ajo mori një “paralajmërim” nga drejtuesit e palestrës, të cilët i thanë asaj se një gjë e tillë është e ndaluar.
E në lidhje me këtë, Muja ka reaguar me ironi në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar:
“Haha, sipas ktij Fitnessi ne Drenas kjo veshje koka e ndalume se sipas tyne osht shum exposive. Per arsye se ktu ushtrojn meshkuj dhe kta meshkuj spo mujkan me i kshyr punt e veta. Plus nuk bojka me ushtru n’corape se nuk po e dikan Effektin hale trainerat e diplomun. Duhet pa tjeter me i qit deri n kufi t drenasit hiq ma larg”, shkruan Muja në “Instagram”.
Më poshtë, mund t’i gjeni disa nga fotografitë e saj të publikuara në rrjetet sociale.