Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdoj të mërkurën teksa pritet që të dëshmojë dëshmitari i 29-të me kodin W-04577, i njëjti kishte refuzuar ditë më parë që të dëshmojë.
Lajmi është bërë i ditur pas përfundimit të seancës të së martës nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.
Ndërsa, të martën dëshminë e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 30-të.
Në seancën e 11 tetorit 2023, dëshmitari i 29-të para së të niste dëshminë e tij kishte deklaruar se nuk po ndjehej mirë, e ç’rast kishte kërkuar që të konsultohet edhe me një avokat.
Kërkesa e tij ishte aprovuar nga kryetari i trupit gjykues dhe iu ishte caktuar një avokat mbështetës.
Në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III kishte bërë të ditur se ka caktuar një avokat mbështetës për dëshmitarin e 29-të të mbrojtur të Prokurorisë, duke informuar se është i lirë që të konsultohet me të.
Avokati është caktuar pas kërkesës së dëshmitarit, me arsyetimin se nuk po i kuptonte gjërat mirë.
Pas përfundimit të dëshmisë në Gjykatën Speciale të ish-gazetari të mediumit serb, Tanjug, Nebojsha Radosheviç, kishte nisur dëshminë dëshmitari i radhës i Prokurorisë ‘04557’.
Që nga fillimi i seancës për mbrojtje të dëshmitarit është thënë se seanca duhet të kaloj në sesion privat ndërsa të hënën avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur një rast që nëse vërtetohet përbën një nga skandalet më të mëdha prejse ka filluar seancat Specialja.
Emmerson, tregoi se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokurorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.
Avokati po ashtu tha se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.