Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi.
E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë e fshatit Shupkovc të Mitrovicës, ku dikush ka hyrë me forcë nga dritarja brenda objektit fetar dhe ka vjedhur një shumë të të hollave nga arka e ndihmave.
https://permbledhja.com/tenton-tu-jape-policeve-50-euro-ryshfet-arrestohet-i-dyshuari-ne-rahovec/
Burimet nga Prokuroria thonë se rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës nga imami i xhamisë, të cilët me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa janë ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e rastit./Sinjali
https://permbledhja.com/cka-perfiton-kosova-nga-programi-i-mcc-se/