Qëndrimi në Kinë i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, nuk ka mbetur pa u kritikuar.
Vuçiq nga Kina pati kritika të shumta për Kosovën, derisa tregoi për bisedat që i zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin.
E, sipas deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.
Ai ka listuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiqit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq refuzoi ta nënshkruante.
“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkroi Butikofer.
#Serbia is showing the EU the middle finger: Vučić prefers to go to Beijing; the Serbian PM refuses to join the family photo, because she refuses to respect the Kosovo flag; and, of course, they don’t want to sign a deal, which they have no intent of sticking to. #FindTheMistake https://t.co/UIUkmHHQUp
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 17, 2023