Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Kaltrina Zeneli e cila muaj më parë vendosi që të mbulohej, tha se i janë zvogëluar ftesat për role në projekte të ndryshme pasi mori këtë vendim.
Teksa ka folur për profesionin e saj, Kaltrina thotë se nuk do ta pranonte kurrë një rol ku shkëmbehen puthjet me kolegun në skenë.
“Ka pasur prej kolegëve që më kanë thënë se skena nuk e duron shaminë. Aktrimi edhe islami janë dy rrugë të ndryshme. Me islam nuk është e preferuar që të përzihen femrat e meshkujt në një vend dhe për shkak të roleve që konsiderohen jo hallall, por mua aktrimi më bën të ndihem mirë”.
“Regjisorët e dinë që unë edhe para mbulesës edhe tash e mbuluar i kam refuzuar rolet ku ka puthje. Të gjithë i dinë limitet e mia”, tha ajo në Klan.