Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, ka folur për moslirimin e Haradianjt nga Gjykata Speciale, në kohë kur gjykata vendosi për lirimin e Hysni Gucatit.
Fillimisht, Gjejlone Haradinaj u shpreh e lumtur për lirimin e Hysni Gucatit, duke thënë se ajo dhe familja Haradinaj janë gëzuar për lirimin e Gucatit.
Por ka thënë se nuk ka pritur lirimin edhe të burrit të saj, Nasim Haradinaj, meqë siç thotë ajo “ka pasur shkelja të të drejtave të njeriut në rastin e Haradinajt”.
Këtë ajo e argumenton në një mori kërkesash që thotë Haradinaj t’i ketë bërë në Gjykatën Speciale – shton se ato janë refuzuar, madje edhe kërkesat më të vogla.
Rrjedhimisht, nuk çuditet pse lirimi i Haradianjt nuk ka ndodhur akoma.
”Nuk e kam prit që do të lirohej Nasimi pasi atij iu kanë shkelur të drejtat e njeriut që nga fillimi. Së pari kidnapimi, pastaj jo lirimi për me shku me vizitu vëllain e sëmurë, pastaj për varrim. Pastaj kërkesat e tij të vogla kurrë nuk ia kanë plotësu dhe kjo nuk ka qenë shumë e çuditshme për mua”, ka thënë ajo.
Më tutje ajo shtoi se “asgjë për ne nuk është befasuese për vendimet e padrejta të kësaj gjykate”.
Haradinaj ishte arrestuar në vitin 2020 me akuza të “të ndërhyrjes në drejtësi”, ”frikësim të dëshmitarëve” e të tjera akuza që nuk lidhen me “krime lufte”.