Një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve e të Majtës në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian kërkojnë dorëheqjen e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Letra bën thirrje që Varhelyi të “dorëheqet” ose “të shkarkohet” për tejkalimin e mandatit të tij, pasi njoftoi një ngrirje të ndihmës për palestinezët pa u konsultuar me qeveritë e BE-së.
Thuhet se komisioneri europian Varhelji nuk ka kompetencë të vendosë për këtë në mënyrë të njëanshme dhe as ta shpallë zyrtarisht në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin e duhur.
Raportohet gjithashtu se shumë kërkuan dorëheqjen e tij në shkurt, pasi ai u tha eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian se ata ishin “idiotë”.
“Fyerjet që Várhelyi u drejton institucioneve të BE-së dhe funksionimit të tyre demokratik nuk miratohen. Prandaj i kërkojmë komisionerit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet”, thuhet në letër.
Letra e hapur për Ursula von der Leyen do të dorëzohet gjatë ditës së sotme, është konfirmuar për portalin e Brukselit në zyrën e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit.
Projektletra drejtuar kreut të Komisionit është nënshkruar nga 12 eurodeputetë. /N1