I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të shtunën do të bëjë vizitë në dy shtetet.
Ai më 21 tetor do të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd bashkë me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar dhe këshilltarët francez, italian dhe gjerman.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për Euroneës Serbia se qëllimi i vizitës është arritja e progresit konkret në zbatimin e marrëveshjes për normalizim në mes të dy vendeve, transmeton KlanKosova.tv.
Lajcak, Escobar dhe të tjetër do të takohen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.