Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Yasa Guler tashmë ka zbarkuar në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga ana e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci.
Të dy ministrat do të mbajnë takimin kokë me kohë.
Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.
Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.