Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në mbrëmje presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili mbërriti pasdite në Tiranë. Kjo është hera e parë që një president francez zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në një pritje nderi të organizuar në Pallatin e Brigadave, presidenti francez foli edhe shqip në fund të fjalës së tij.
“Po ngre gotën time për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta e kaq të veçanta, që na bashkon për Evropën që ndërtojmë bashkë rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha ai.
Macron më parë i dorëzoi shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.