Një person është dje gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë .
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte gjetur nga vëllai i tij.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.