Rast i rëndë në Prishtinë: Gruaja lind në banesën e saj, foshnja vdes pas disa orësh në QKUK

Një foshnje ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë.

Rasti ka ndodhur të hënën.

Policia e ka intervistuar një dëshmitar se motra e tij kishte lindur në banesën e saj të dielen rreth orës 21:30 dhe më pas ishte dërguar në QKUK.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet si “Hetim mbi vdekjen”.