Pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator çështja e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të rivlerësohet”, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një intervistë për portalin evropian “EurActiv”.
E ky “rivlerësim” dhe “riadresim”, ka thënë ish-ambasadori amerikan, duhet të “nis nga pika zero”. Sepse, thotë ai, shumica e popullatës së Kosovës – pas ngjarjeve të Banjskës – do ta kenë “tepër të vështirë ta paramendojnë që (Asociacioni) nuk do të përbëjë kërcënim për sigurinë”.
“Të gjithë duhet të flasin për (Asociacionin) prej fillimi, nga pika zero”, ka thënë Philip Kosnett.
Kosnett, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Prishtinë nga viti 2018 deri më 2021, dhe i cili e ka pasur kërkesë edhe vet themelimin e Asociacioanit, tashmë beson se situata pas-Banjskës është tjetër,
Në bisedë me “Euractiv” ai shpjegon se gjatë mandatit të tij “ka qenë e mundur të gjendet një mënyrë sigurimi të një autonomie administrative” për komunat të banuara me shumicë serbe “e që në ndërkohë do të mund të kishte ndërtuar mirëbesimin mes komuniteteve”; por kjo ka gjë tash ka ndërruar.
“Kjo tash duhet të rivlerësohet”, tha Kosnett, dhe shtoi se nuk është më e mundshme “të pretendohet se asnjë nga kjo ngjarje pasuese s’kanë ndodhur”.
“Mendoj se tash për tash do të jetë shumë më e rëndësishme të mendojmë në mënyrë realiste rreth asaj se si ngjarjet e gundit kanë ndryshuar kalkulusin”, ka shtuar ish-ambasadori.
Gjatë kohës kur Federata ruse provon të destabilizojë Ballkan Perëndimor, Kosnett shprehte se e rëndësisë së veçantë është që të ketë një solidaritet evrpoian dhe perëndimor “të njohjes së realitetit që Kosova ekziston” dhe fakti “që është shtet”; duke nënkuptuar pesëshen mosnjohëse të BE-së dhe katërshen mosnjohëse të NATO-s.
“Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’u bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, tha Kosnett.
Kosnett ka folur edhe për qasjen perëndimore ndaj Serbisë të cilën e ka quajtur “përpjekje për ta hequr nga krahët e Federatës Ruse”; përpjekje kjo, sipas tij, e pasuksesshme.
Philip Kosnett thotë se gjatë 15-20 viteve të fundit në përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, ka pasur tendenca që ndërkombëtarët të frustrohen me Kosovën dhe ta trajtojnë si një “fëmijë të padëgjueshëm që duhet të bëjë ç’ti thonë”.
“Mendoj se Serbia është fole e thellë në armët e Rusisë dhe Kinës. Prandaj edhe çfarëdo që të jenë përpjekjet e ndërkombëtarëve këto vite për ta nxjerrë Beogradin kah Perëndimi në të vërtetë nuk kanë sjellur rezultate”, ka thënë Kosnett.
Duke folur për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë dhe ato tashmë të vendosura qe më shumë se tre muaj ndaj Kosovës, ai tha se “nuk është qasje e duhur”.
“Karotat janë më efektive se shkopinjtë, stimujt më të efektshëm se kërcënimet në diplomaci. Të dyja kanë vendin e tyre, por unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar do të bënte më mirë të fokusohej në stimujt ekonomikë, politikë dhe të sigurisë sesa në sanksionet”, ka thënë Kosnett./Nacionale