Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot nga Kina se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën, edhe pse sipas tij Serbia është e vetmja palë që përpiqet për të, sepse, siç thekson ai, Albin Kurti nuk ka dashur asnjëherë bisedime.
“Mendoj se është e rëndësishme të dialogohet dhe të bisedohet edhe pse Albin Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Po, ne duam, duam Asociacionin, zbatimin e marrëveshjes, mbi të gjitha marrëveshjen e Brukselit, e cila ishte e vetmja e nënshkruar gati 10 vjet më parë”, tha Vuçiq në një deklaratë për shtyp në Kinë.
Ai gjithashtu ka theksuar se shumë politikanë në Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë, u kthyen kundër popullit të tyre dhe filluan të sulmojnë serbët.
“Nuk e kam bërë këtë, edhe pse më e vështira për mua, edhe pse nuk kam fjetur natën, nuk e kam fjalën në kuptimin e mirëfilltë, por për shkak të presioneve politike, duhet të jesh i fortë dhe i fortë, kur e ke të vështirë për popullin tënd, jo kur është e lehtë. Ti e di kur është gëzim i madh dhe kur të gjithe janë mirë, atëherë ke 500 veta që vijnë në festat e tua në ditëlindje dhe çdo gjë, dhe kur ke demonstrata para shtëpisë tënde, dhe kur është e vështirë, mezi ke një ose dy të mblidhen dhe të të thonë diçka”, tha Vuçiq.
Ai ka theksuar se serbët nuk po i bindin që të bëjnë asgjë, por se ka vlerësuar se rrethanat janë të favorshme dhe se do të ishte mirë që ata të mendojnë për zgjedhjet.
Ai beson se opozitës në Serbi nuk i intereson asnjëherë se çfarë thotë dhe se e kanë sulmuar më parë sepse nuk i ka përkrahur zgjedhjet, por tani e sulmojnë sepse i përkrah.