Kërcënoi burrin, arrestohet gruaja në Gjakovë

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se në gjendje të rëndë mendore ka kanosur burrin e saj në Gjakovë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor dhe psikiatrik.

E dyshuara me vendim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 14.10.2023-15:45. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që, e njëjta në gjendje të rëndë mendore, e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj). E dyshuara, ka pranuar tretman mjekësor dhe psikiatrik. Për rastin, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.