Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një automjet me targa të Kosovës është përplasur në rrethrrotullimin e Thumanës.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu nga Kosova.
Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.