Dy edukatore që dyshohej se kishin rrahur një tre vjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, raportohet se janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Klan Kosovës, kjo është konfirmuar nga Taulant Ismajli, avokati i njërës nga të akuzuarat.
“Sot është mbajtur seanca fillestare. Ato janë deklaruar të pafajshme. Ato janë liruar në procedurë të rregullt,” – citohet se ka thënë ai.
Po ashtu, Ismajli, raportohet se ka paralajmëruar edhe ankesë në lidhje me rastin.
“Do të ushtrohet ankesë, për t’i kundërshtuar edhe provat lidhur me rastin të cilat i konsiderojmë jo adekuate.” – tha ai.