Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje sot, ku ka marrë disa vendime. Një prej këtyre vendimeve është edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2023, raoorton Express.
Është aprovuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti Strazhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren-Jug.
Këto janë të gjitha vendimet e miratuara:
• Ndryshuar dhe plotësuar Programin Legjislativ për vitin 2023. Me këto plotësim-ndryshime, tërhiqen nga Programi Legjislativ, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.04/L-010 për Bashkëpunim ndër komunal; Projektligji për Planifikim Hapësinor; Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 08/L- 067 për Inspektimet; Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 04/L- 202 për Sistemin e Lejeve dhe Licencave, kurse afati për Projektligjin për Banimin Social shtyhet deri më 31 dhjetor.
“Kërkoj që të kthehet seanca e jashtëzakonshme dhe të procedojmë që ta votojmë Rezolutën e cila kërkon të mbështeten kërkesat e Policisë së Kosovës”, tha ajo.
Edhe deputeti nga radhët e aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kushteve të Policisë së Kosovës