Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për arrestimin e një personi në qytetin e Ferizajt, pasi i njëjti dyshohet se vodhi çokollata ‘Milka’ në vlerë të 200 eurove në shitoren ‘Super Viva’.
Sinjali mëson se i dyshuari është Ibrahim Dinolli, 33-vjeçar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Dinolli dyshohet se ka hyrë në market, prej ku ka vjedhur çokollatat dhe më pas ka arritur të ikë.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Sinjali mëson se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të kaluarës së tij kriminale, ku dyshohet edhe për vepra të tjera, të kësaj natyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.