Dy persona janë lënduar në orët e mbrëmjes në Prizren, pasi një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
https://permbledhja.com/florin-krasniqi-tha-se-kurti-eshte-no-fly-list-te-shba-se-kunderpergjigjet-grenell/
Ai ka thënë se shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.
“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka theksuar Bytyqi.
https://permbledhja.com/shqiperia-sot-qe-nder-shtetet-me-te-nxehta-ne-evrope-kaq-shkuan-temperaturat/